Aplikacione Mobile

Rate this item
(0 votes)

Ne jetojmë në një botë teknologjike që lëviz shumë shpejt dhe duhet të jemi gjithmonë të gatshëm për të përshtatur ndryshimet e reja në mënyrë që të jemi një hap përpara konkurrentëve në treg. Për shkak të faktit se industria mobile është në bum, zhvillimi i aplikacioneve mobile ka kërkesa masive. Në ditët e sotme bizneset janë të vetëdijshme për fuqinë dhe rëndësinë e aplikacioneve mobile për të bashkëvepruar me klientët e tyre dhe për të nxitur biznesin e tyre të jetë në qendër të vëmendjes.

Ne ju ndihmojmë të sillni në jetë idetë tuaja! Ne dizenjojmë, krijijojmë dhe zhvillojmë aplikacione mobile për çdo lloj madhësie të biznesit dhe që i përshtatet nevojave tuaja. Përvoja dhe njohuritë tona na mundësojnë ofrimin e një gamë të gjerë aplikacionesh me përdorueshmëri të lartë, fleksibilitet dhe standart.

Procesi i Zhvillimit të Aplikacioneve Mobile ynë ndjek 5D: Discover, Derive, Design, Develop, and Delight.

Tregu i aplikacioneve celular është tepër i larmishëm, por për të qenë i suksesshëm, duhet të keni aplikacionin e duhur, funksionalitetin e duhur dhe mbështetjen e duhur. Ne jemi këtu për t'ju ndihmuar të zhvilloni aplikacionet që dëshironi dhe në çdo platformë që dëshironi. Kërkesat e aplikacionit mund të ndryshojnë ndjeshëm nga një biznes në tjetrin, por ne jemi këtu për të mbështetur biznesin tuaj për të zhvilluar aplikacione dhe për të qenë konkurrues në treg.

Ne sigurohemi që kërkesat tuaja të jenë plotësuar në mënyrën e duhur për të kënaqur përvojën e përdoruesit.

Kemi një ekip me përvojë që mund të konceptojë, dizajnojë dhe zhvillojë aplikacione për celularë për biznese të ndryshme. Ne mund të krijojmë aplikacione të lëvizshme që kanë dizajn të shkëlqyeshëm të ndërfaqes dhe veçori, të cilat mund të lehtësojnë përvojën e përdoruesve tuaj dhe mund të tërheqin gjithnjë e më shumë konsumatorë.

Ne ndërtojmë aplikacione që përshtaten me të gjitha madhësitë e ekraneve dhe që qëndrojnë në të gjitha llojet e pajisjeve.

Ne mundësojmë:

- Zhvillimin e aplikacioneve Android

- Zhvillimin e aplikacioneve iOS

- Zhvillimin e aplikacioneve Windows

- Zhvillimin e aplikacioneve Html5

Shumica e telefonave celularë përdorn sistemin Android në ditët e sotme. Kështu që është shumë e rëndësishme për çdo biznes që të ndërtojë aplikacione në Android. Jo vetëm në telefona, por edhe në tabletë, televizorë dhe makina, Android OS është i pranishëm në jetën tonë të përditshme digjitale, kështu që kërkesa për aplikacionet e Android po rritet me shpejtësi.

iOS është sistemi operativ i Apple i cili funksionon në iPhone, iPad dhe iPod . Që nga koha e hedhjes në treg deri tani është bërë mjaft popullor dhe i preferuar nga përdoruesit. Çdo ditë rritet numri i njerëzve që përdorin këto pajisje në punë dhe jetën e tyre të përditshme. Kjo tregon se edhe numri i aplikacioneve iOS po rritet ndjeshëm.

HTML5 është një platformë shumë e njohur, e cila mundëson zhvillimin e aplikacioneve në web dhe aplikacioneve të fuqishme mobile, si një vlerë e shtuar në biznes. HTML5 na ndihmon të krijojmë aplikacione shpejt dhe me lehtësi të cilat plotësojnë nevojat e përdoruesve në platforma të ndryshme të internetit dhe mobile.

Hedhja në treg e sistemit të ri Windows 10 e ka bërë më të lehtë se kurrë zhvillimin e aplikacioneve për të gjitha pajisjet e Windows 10 si PC, tableta, telefona etj. Windows është shfaqur si një nga sistemet operative më të preferuara për shumicën e kompanive celulare në të gjithë botën. Fleksibiliteti dhe tiparet e shumta të ofruara nga Windows janë pranuar gjerësisht nga audienca.

Në cdo sistem operativ që ju dëshironi, ne zhvillojmë aplikacione të fuqishme me performancë të lartë, si dhe me një ndërfaqe miqësore dhe plotësisht funksionale të ngjashme me aplikacionet në desktop.

Read 11053 times
More in this category: « Zhvillimi i Softuerë-ve
Login to post comments
FaLang translation system by Faboba