CMS Customization

Rate this item
(0 votes)

Ne ofrojmë dizajnin e plotë dhe gjithëpërfshirës dhe zhvillimin e faqeve online dhe aplikacioneve të fuqishme me CMS-të më moderne, popullore dhe të fuqishme. Ju vetëm zgjidhni atë që përshtatet me nevojat dhe kërkesat tuaja dhe ne do t’ju mundësojmë faqe interneti me dizajne unike dhe fleksibël për cdo madhësi ekrani. Gjithashtu, ne ju ofrojmë mirëmbajtje të vazhdueshme për të ndihmuar të gjithë të ndërtojnë një faqe mbresëlënëse të personalizuar.

a. Joomla CMS

Ndërtoni faqen tuaj profesionale me Joomla!

Ne ofrojmë faqe interneti me cilësi të lartë me një dizajn unik, kreativ dhe tërheqës. Joomla ofron të gjitha mjetet për të krijuar dhe dizajnuar çdo faqe të personalizuar për biznesin tuaj. Ne krijojmë dhe ndërtojmë faqe interneti me një paraqitje moderne dhe fleksibël që i përshtatet të gjitha nevojave tuaja.

Joomla është një sistem i mirënjohur dhe I vlerësuar për menaxhimin e përmbajtjes (CMS), i cili mundëson krijimin e faqeve web shumë interaktive dhe aplikacioneve të fuqishme në internet. Joomla është e pajisur me të gjitha tiparet, zgjerimet dhe shërbimet për të krijuar faqe të thjeshta, komplekse, funksionale, interaktive, të qëndrueshme dhe të sigurta për të përmbushur të gjitha nevojat tuaja specifike. Joomla mundëson ndërtimin e faqes tuaj të plotë për tregtinë online (E-commerce) ose ndonjë cdo tip tjetër iznesi. Gjithashtu ofron mundësinë e zhvillimit të faqes në disa gjuhë për të tërhequr dhe angazhuar sa më shumë vizitorë dhe për të zgjeruar tregun tuaj.

Joomla përdoret në të gjithë botën për të ndërtuar të gjitha llojet e faqeve të internetit:

  • Korporata / kompani të mëdha
  • Kompani të mesme dhe të vogla
  • Biznese familjare
  • Intranet / Ekstranet
  • Revista / gazeta apo portale online
  • Tregti Online (E-commerce)
  • Rezervime online
  • Faqe zyrtare qeveritare / faqe për organizata jo-qeveritare ose jo-fitimprurëse
  • Faqe për ankande
  • Shkolla
  • Institucione fetare
  • Faqe për qëllime bamirësie
  • Blogje personale
  • Faqe argëtuese

Pasi të keni idetë tuaja në letër, ne mund t’i kthejmë ato në një faqe interneti plotësisht funksionale dhe profesionale. Gjithashtu, ju mund të keni idetë tuaja në programin photoshop dhe ne kemi fuqinë për ta kthyer atë në faqen e internetit mbresëlënëse që ju nevojitet. Ne mund te konvertojmë në një faqe internet cdo dizajn që ju dëshironi. Kjo është një mënyrë për të siguruar përmbajtje me cilësi të lartë dhe grafikë të cilësisë së lartë sipas trendeve dhe teknologjive më të fundit.

Duke kombinuar grafikën perfekte të Photoshop-it dhe shpërndarjen e përmbajtjes me cilësi të lartë përmes Joomla, ne mund të krijojmë faqe internetit të fuqishme që plotësojnë të gjitha kërkesat tuaja. Krijimi i një “template’ në Joomla nga formati në photoshop është një teknikë e përdorur shpesh për të pasur një grafik unik dhe te personalizuar për klientët tanë. Ju mund të keni besimin se ekipi ynë do të transformojë dizajnin tuaj nga photoshop-i në një faqe plotësisht funksionale në Joomla.

Ekipi ynë do t'i transformojë idetë tuaja në realitet.

b. Wordpress CMS

Ndërtoni faqen tuaj profesionale me WordPress!

WordPress është një sistem mjaft popullor i menaxhimit të përmbajtjes dhe i përdorur nga shume kompani të mirënjohura. Është shumë e lehtë të krijoni faqen tuaj ose blogun e përshtatur me një dizajn të pastër dhe unik.

Ndërtoni faqen tuaj tërheqëse dhe miqësore me CMS-në më të lehtë dhe njëkohësisht më të fuqishme, e cila ofron mundësi të pafundme dhe përshtatje për sipas dëshirave tuaja një faqe me dizajnin optimal dhe inovativ. WordPress na lejon të ndërtojmë faqe për të gjitha madhësitë e ekraneve dhe na frymëzon të krijojmë e menaxhojmë faqe funksionale dhe mahnitëse duke plotësuar të gjitha kërkesat tuaja specifike për atë që dëshironi të ofroni për vizitorët tuaj.

Gjithashtu ofron mundësinë e krijimit të faqeve në gjuhë të ndryshmë për të tërhequr e angazhuar sa më shumë vizitorë dhe për të zgjeruar tregun tuaj. Është e vërtetë që WordPress është përdorur kryesisht për të krijuar blogje, por me të vërtetë ka fuqinë dhe të gjitha mjetet për të ndërtuar edhe faqe interneti funksionale dhe aplikacione online.

Si një CMS mjaft popullore, WordPress përdoret në të gjithë botën për të ndërtuar faqe të fuqishme përi:

  • Blogje ose Faqen Personale
  • Komunitete online
  • Portfolio të ndryshme
  • Dyqane online (E-commerce)
  • Portale për të gjetur ose për të ofruar një punë
  • Organizata jo-qeveritare / jo-fitimprurëse
  • Shkolla
  • Institucione fetare
  • Biznese familjare
  • Faqe argëtuese

Ju mund të krijoni një faqe tërheqëse duke vendosur idetë dhe dëshirat tuaja në një program dizajni si Photoshop dhe ne do të kujdesemi për konvertimin e dizajnit tuaj në një faqe interneti të fuqishme nëWordPress. Ekipi ynë ka aftësitë e duhura të programimit për të bërë dizajnet tuaja funksionale.

Duke pasur parasysh popullaritetin e ndërtimit të faqeve me WordPress dhe rritjen e kërkesave të klientit për dizajne të ndryshme, te cilat dallohen nga njëri-tjetri në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e konsumatorëve dhe për të lehtësuar përvojën e tyre në internet, shërbimet e konvertimit nga Photoshop në WordPress janë gjithnjë e në rritje.

Krijo skicën tuaj të dizajnit të faqes dhe ne do ta konvertojmë atë në WordPress. Ne ofrojmë shërbimin më të mirë të konvertimit të dizajneve nga photoshop në një faqe tërheqëse në WordPress, duke patur kështu një avantazh konkurrues në treg.

Ne ndërtojmëë faqe mbresëlënëse dhe me cilësi të lartë në WordPress bazuar në dizajnin tuaj personal. Ekipi ynë do të përmbushë të gjitha kërkesat dhe nevojat tuaja për të ndërtuar një faqe interneti të fuqishme dhe profesionale.

c. Drupal CMS

Ndërtoni faqen tuaj profesionale me Drupal!

Drupal ofron mjete për ndërtimin e llojeve të ndryshme të faqeve të fuqishme. Është një sistem mjaft fleksibël dhe shumë i shkallëzuar i menaxhimit të mirëmbajtjes. Drupal përdoret në të gjithë botën nga ndërmarrje ndërkombëtare, institucione qeveritare, institucione të arsimit të lartë dhe organizatave jo-qeveritare.

Me anë të Drupal ne ndërtojmë faqe interneti që i përshtaten qëllimeve tuaja dhe që kanë një dizajn të mrekullueshëm për të tërhequr më shumë vizitorë. Drupal ofron zgjidhje për çdo kërkesë dhe mundësob ofrimin e faqeve jo vetëm të bukura, por gjithashtu të fuqishme dhe funksionale.

Nëse pyesni "Mund të përdoret me Drupal një tip i caktuar faqeje", përgjigjja gjithmonë do të jetë po, sepse ai ofron potencial të pafund për të fuqizuar faqe internetit profesionale dhe të përshtatura me cdo ekran.

d. Django CMS

Ne ju garantojmë ndërtimin dhe mirëmbajtjen që faqeve t internetit të thjeshta deri në aplikacione komplekse online.

Me Django ne mund të zhvillojmë aplikacione të fuqishme në internet me një dizajn specifik të personalizuar. Django CMS na ndihmon të ndërtojmë jo vetëm faqe internet tërheqëse, të thjeshta për t’u përdorur, interneti funksionale dhe cilësore, por edhe aplikacione intuitive në internet, të cilat plotësijnë kërkesat tuaja.

Django CMs është shumë i zhvilluar dhe biznese, organizata dhe institucione qeveritare të ndryshme në mbarë botën e kanë zgjedhur për të ndërtuar:

  • Shumëllojshmëri të faqeve online
  • Rrjete sociale
  • Platforma shkencore informatike

Django, si një platformë webi me bazë gjuhën e programimit python mundëson siguri të lartë dhe zhvillim dinamik të faqeve apo aplikacioneve tuaja online.

e. October CMS

Ndërtoni faqe interneti dhe aplikacione cilësore me ndërfaqen e bukur të sistemit të menaxhimit të mirëmbajtjes, October. Ky sistem është mjaf I vecantë pasi është projektuar për të zgjidhur shpejt problemet reale. Është një platformë online mjaft e gjerë, e cila mundëson zhvillimin e faqeve plotësisht funksionale dhe aplikacioneve të fuqishme në internet.

Shumë njerëz në mbarë botën kanë zgjedhur të fuqizojnë faqet e tyre të internetit me October CMS. Bëni dhe ju zgjedhjen tuaj dhe na besoni ndërtimin e faqeve ose aplikacioneve tuaja online.

Read 1645 times
More in this category: Marketing Online »
Login to post comments
FaLang translation system by Faboba