Zhvillimi i Softuerë-ve

Rate this item
(1 Vote)

Ne kemi një ekip me përvojë dhe të aftë që mund të ofrojë softuerë për biznesin tuaj. Ne mund t'ju ndihmojmë të ndërtoni programe të personalizuara që plotësojnë të gjitha kërkesat dhe nevojat tuaja. Ne përmbushim dëshirat e klientëve tanë për të zhvilluar programe plotësisht funksionale dhe lehtësisht të përdorshëm për biznesin dhe konsumatorët tuaj.

Qasja jonë për ndërtimin e softuerëve të ndryshëm ndjek këto faza:

Analiza e kërkesave

Kjo është faza fillestare dhe më e rëndësishme, sepse të kuptuarit e kërkesave tuaja dhe analizimi i tyre do të na ndihmojë në dizenjimin dhe zhvillimin e softuerit që ju nevojitet dhe mund të jetë i dobishëm për të rritur efikasitetin në punën tuaj. Analiza e nevojave dhe e kërkesave janë çelësi i suksesit i të gjithë procesit të zhvillimit të një softueri.

Zhvillimi i Softuer-it

Kjo fazë përfshin dizenjimin dhe ndërtimin e softuerit. Pas kuptimit të objektivave dhe nevojave tuaja, ne ndërtojmë programe ose sisteme të fuqishme në bazë të kërkesave tuaja. Ne ofrojmë shërbime cilësore duke zhvilluar dhe duke zbatuar programe të ndryshme të personalizuara duke përdorur teknologjitë dhe mjetet më të fundit.

Mirënbajtja

Faza e fundit, por jo më pak e rëndësishme përfshin testimin e softuerit dhe ofrimin e mirëmbajtjes së vazhdueshme. Ne investojmë kohë në verifikimin nëse softueri punon në përputhje me kërkesat në mënyrë që klientët të jenë të me shërbimin tonë. Ne sigurohemi që të kemi ndërtuar një program me performancë të lartë me të gjitha funksionet dhe veçoritë e kërkuara. Për të përfunduar të gjithë procesin e mbështetjes sonë, ne ofrojmë mirëmbajtje të vazhdueshme për klientët tanë.

Read 1811 times
Login to post comments
FaLang translation system by Faboba